Kreu i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka treguar më me detaje në lidhje me abuzimet e bëra ndër vite në lidhje me pronat.
Lame tregon në “Opinion” skemën që është bërë për mbivendosjen e pronave në bregdetin e Vlorës.
Artan Lame: Kur u krijua agjencia në 2020-ën, e filluam me pjesën më dhimbje koke të regjistrimit që ishte bregdeti i jugut. I denoncuam problematikat në jug, i bëmë publike, regjistrimi në jug tani po përfundon.
Blendi Fevziu: Po në ato raste kur kanë qenë nga 4 pronarë bashku ku i çonit?
Artan Lame: Atyre iu thuhet: vëllezër, shkoni dhe zgjidheni në gjyq me njëri-tjetrin. Shko sot në një gjykatë çfarëdo italiane, besoj mbi gjysma është për çështje pronash kështu që ne nuk mund të themi pse ka gjyqe për pronat. Edhe në Zvicër ka konflikte për pronësinë.
Blendi Fevziu: Unë ju bëra pyetjen, kur janë 4 pretendentë për të njëjtën tokë, është kjo toka, ju keni dhënë 4 letra 4 personave të ndryshëm.
Artan Lame: Jo, jo.
Blendi Fevziu: Po si?
Artan Lame: Vlora është një medalje që po e marrim. Në jug, ishte kjo gjë, përgjithësisht në Vlorë: Në dhimbjen e kokës, vije ti kishe një dokument për pronësinë, ta shënonin në një regjistër që nuk ishte regjistri që duhej, më shumë një inventari dhe të jepnin vërtetimin hipotekor dhe ti e dije që e kam pronën. Vinte tjetri për të njëjtën pronë dhe atij i jepnin po ashtu vërtetimin dhe të dy rrinin në shtëpi me copën e letrës. Pra, të dy këta dy zotërinj, kjo ishte skema e Vlorës në 20 vjet, të dy kishin dokumentin në shtëpi. Atje nuk kishte filluar në bregdet sherri për pronat sepse nuk kishin filluar ndërtimet. Të dy thonin: Kur të vijë radha, e kam këtu poshtë jastëkut.