Klubi italian do të paguajë 72 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse – detaje që janë të përfshira në kontratë, njofton klubi katalanas, transmeton lajmi.net.
Arthur mbërriti në Barcelonë në verën e vitit 2018 nga Grêmio. Mesfushori brazilian ka luajtur 72 ndeshje për Barçën deri më tani: 47 në ligë, 10 në Kupën e Mbretit, 13 në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën e Spanjës.
Mesfushori brazilian, i cili ka katër gola nga dy sezonet e tij në klub, shënoi golin e tij të parë kundër Osasuna në kampionat dhe ka fituar dy tituj me Barçën; ligën dhe Superkupën e Spanjës në sezonin 2018/19.
Pjesë e këtij transferimi pritet të jetë mesfushori i Juves, Miralem Pjanic – i cili pritet të zyrtarizohet pas pak orëve te klubi blaugranas.