Artistë por të varfër, Gert Vaso dhe Enada Hoxha jetojnë ende më prindërit

Çifti Gert Vaso dhe Enada Hoxha, janë të njohur si koreografë dhe balerinë të shkëlqyer, ndër më të mirët shqiptarë.

Të ftuar në “Chic” ata kanë treguar disa detaje nga jeta private.

Të pyetur në lidhje me djalin, si ja dalin të kujdesen për të përtej angazhimeve të shumta, ata kanë treguar se i ndihmon nëna e Gertit, pasi ende jetojnë me të.

“Mendoja se pas kaq vitesh në skenë do ishit bërë bosa”,-ka thënë moderatorja.

Por Enada e ka kundërshtuar duke i thënë: “Artistët në Shqipëri kanë pasurinë shpirtërore më të madhe.

Kënaqësi është kur ecën në rrugë dhe të shohin me admirim”, shkruan revista Who.

Ndërsa Gerti ka shtuar se kështu e deshi fati, por nuk pendohet për rrugën që ka zgjedhur sepse ka qenë gjithçka kanë dashur dhe kanë pasur pasion. /albeu.com/

Loading...