Artistët e sektorit privat letër Ramës: Na përfshini në planin mbështetës, e kemi të pamundur të mbijetojmë

Artistët e sektorit privat i kanë nisur një letër kryeministrit Edi Rama në të cilën thuhet se për shkak të masave që janë marrë, pas 5 javësh mbijetesa e tyre ekonomike është në situatën më të keqe të mundshme, ndërkohë që vënë në dukje mospërfshirjen e tyre në kategorinë e personave që përfitojnë mbështetje.

Në letrën publike të tyre, artistët theksojnë se janë taksapagues të vendit dhe Kushtetuta e garanton mbështetjen e tyre në situata emergjente, duke vijuar më tej me argumentin se janë ambasador të Shqipërisë nëpër botë.

Në letrën e mëposhtme shkruhet se, vendet e tjera të europës e kanë përfshirë si mes prioriteteve kryesore të qeverive përkatës mbështetjen financiare të artistëve, duke qenë se nuk kanë një burim tjetër të ardhurash.

Letra e artistëve në sektorin privat thotë se nuk duan të ikin nga vendi i tyre që të garantojnë jetesën duke kryer punë të cilat nuk kanë lidhje me artin dhe atë që kanë praktikuar gjithmonë.

Loading...