Artistja 90-vjeçare japoneze që punon ende instalacione

Yayoi Kusama mbush 90 vjeç këtë muaj dhe artistja japoneze padyshim ka shumë për të festuar.

Ajo konsiderohet artistja më e famshme femër e botës që është ende në jetë.

Revista “Time” e ka renditur në listën e 100 personave me më shumë ndikim dhe një dokumentar i gjatë mbi jetën e Kusamës vazhdon të transmetohet nëpër festivale

Mbi 5 milionë vetë e kanë vizituar shfaqjen e saj “Infinity Mirror Rooms” në Los Angeles, që prej vitit 2014.

Popullariteti është përkthyer edhe në sukses tregtar. Kusama rreshtohet sot në mesin e emrave më të shitur në tregun global të artit

Vitin e kaluar, një vepër e saj u shit në ankand për 108 milionë dollarë, më shumë se çdo artiste tjetër femër, sipas të dhënave të Artnet.

Por cila është e veçanta e Kusamës? Ajo është e fiksuar pas pikave, i adhuron dhe i vendos në qendër të çdo krijimi të saj: piktura, skulptura, instalacione. Çlirimi i vizionit të një pafundësie pikash dhe hapësirash pasqyrë, është mënyra që ka gjetur për t’iu shpëtuar traumave psikologjike, të cilat burojnë nga disa episode të fëmijërisë

Shtatorin e vitit 2017, në Tokio çeli dyert muzeu i kushtuar veprës së asaj që njihet tashmë si artistja më e rëndësishme kontemporane e Japonisë.

Revista “Time” e ka renditur në listën e 100 personave me më shumë ndikim dhe një dokumentar i gjatë mbi jetën e Kusamës vazhdon të transmetohet nëpër festivale.

Mbi 5 milionë vetë e kanë vizituar shfaqjen e saj “Infinity Mirror Rooms” në Los Angeles, që prej vitit 2014. Popullariteti është përkthyer edhe në sukses tregtar. Kusama rreshtohet sot në mesin e emrave më të shitur në tregun global të artit.

Vitin e kaluar, një vepër e saj u shit në ankand për 108 milionë dollarë, më shumë se çdo artiste tjetër femër, sipas të dhënave të “Artnet”.

Por cila është e veçanta e Kusamës? Ajo është e fiksuar pas pikave, i adhuron dhe i vendos në qendër të çdo krijimi të saj: piktura, skulptura, instalacione.

Çlirimi i vizionit të një pafundësie pikash dhe hapësirash pasqyrë, është mënyra që ka gjetur për t’iu shpëtuar traumave psikologjike, të cilat burojnë nga disa episode të fëmijërisë.

Shtatorin e vitit 2017, në Tokio çeli dyert muzeu i kushtuar veprës së asaj që njihet tashmë si artistja më e rëndësishme kontemporane e Japonisë.

Loading...