Artur Zheji: “Nëse do të japë dorëheqjen Meta do t’i kërkojë edhe Ramës të japë dorëheqjen, me argumentin që “erdhëm të dy në politikë dhe të ikim të dy njësoj”

Analisti dhe moderatori i emisionit ‘360 Gradë’, Artur Zheji nga studio e lajmeve në RTV Ora citoi se presidenti Ilir Meta po bëhet gati që për zgjidhjen e krizës politike, të vërë në tavolinën e diskutimit mandatin e tij.

Sipas Zhejit, referuar informacioneve të tij Meta nëse do të japë dorëheqjen do t’i kërkojë edhe Ramës të japë dorëheqjen, me argumentin që ‘erdhëm të dy në politikë dhe të ikim të dy njësoj’.

Zheji: Meta thotë që unë jam gati ta vë mandatin tim në tavolinë, por në fakt se kush do ja thotë që vëre këtë nuk na e ka thënë akoma.

Në momentin që nuk do të ketë natyrë provokative, por thjeshtë gazetareske, por do jetë me impostim politik, Meta do ta vërë mandatin e presidentit në tavolinën e çdo lloj bisedimi që ka si qëllim zgjidhjen e krizës dhe këtë e kam nga informacione të mijat.

Kjo nuk është e dyshimtë sepse e ka bërë edhe më parë, 2 apo 3 herë dhe kjo do të thotë që po piqet momenti që mandati i Presidentit të vihet në tyrezë, por me reciprocitet.

Unë mendoj se nëse Meta do ta bëjë këtë, do ti thotë Ramës: Unë po e jap dorëheqjen jepe edhe ti. Se erdhëm bashkë në pushtet ikim të dy bashkë. Kjo do jetë me siguri ftesa më interesante e politikës shqiptare.

Loading...