As muri që politika ka vendosur, nuk i ndan dot fëmijët – Ata sfidojnë murin që ndan SHBA-të me Meksikën dhe luajnë bashkë

As muri që politika ka vendosur, nuk i ndan dot fëmijët. 

Ata simbolizojnë paqen dhe pafajësinë.

Pavarësisht murit ndarës mes SHBA-ve dhe Meksikës, ku në njërën anë janë fëmijët e emigrantëve që duan të kalojnë kufirin dhe në anën tjetër ata amerikanë, ata gjejnë mundësinë të komunikojnë e të luajnë me njëri-tjetrin.

“Foto e mrekullueshme dhe shumë domëthenëse e shkrepur dje në kufirin mes SHBA dhe Meksikës.

 Fëmijët luajnë bashkë pavarësisht murit, kufirit apo politikës që i ndan. Sepse ajo që na bashkon, është shumë më tepër se ajo që na ndan.”

Është ky mesazhi që ndau bashkë me foton deputetja socialiste e qarkut Lezhë, Ardiana Jaku.

Loading...