As politika nuk i ndan, Ramush Haradinaj shkon në shtëpinë e Hashim Thaçit: Besoj në pafajësinë e tij

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë mënjanë ndasitë politike dhe ka vendosur të vizitojë familjen e Hashim Thaçit, i cili ndodhet në Hagë i ak uzuar për kr ime luf te.

Haradinaj ka publikuar një foto ku shihet se u ka dhënë prindërve të Thaçit medaljen ‘’Me besim në zot, atdhe e shtet’’ për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. Krah fotos ai shkruan se beson në luf tën e UÇK-së dhe rrjedhimisht edhe të Hashim Thaçit.

STATUSI I PLOTË:

Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi. Njëherësh për ta kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Luf ta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi. Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!

Aktualisht si të ak uzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Ata ak uzohen për arr estim të paligjshëm, vra sje dhe to rturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.

Loading...