Asani, Seferi dhe Ramadani këndojnë pas fitores ndaj Bullgarisë: ‘Thërret Prizreni mori ShkodërAsani’

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me rezultate pozitive, pasi sonte triumfoi edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë.

“Kuqezinjtë” fituan me rezultatin 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”

Qazim Laçi (41’) dhe Ernest Muçi (81’) shënuan golat e fitores për kombëtaren shqiptare.

Jasir Asani ka publikuar një video pas ndeshjes nga dhomat e zhveshjes, ku shihet së bashku me Ylber Ramadanin dhe Taulant Seferin.

Tre futbollistët shqiptarë dëgjohen duke kënduar këngën e njohur “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

Loading...