Në ishullin e Sazanit janë asgjësuar këtë të mërkurë disa predha të luftës së dytë botërore.
Operacioni i parashikuar të zgjaste nga ora 9 deri në ora 17 ndaloi të gjitha lundrimet në afërsi të ishullit në një rreze prej 2 miljesh detare ose 3.7 kilometrash.
Operacioni për asgjësimin e municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit u zhvillua nga Forcat e Armatosura.
predhat me peshë 50 kilogramë u asgjësuan me shpërthim të kontrolluar në pjesën perëndimore të ishullit ndaj zhurma e tyre nuk është dëgjuar në qytetin e Vlorës.
Komanda e Forcës Detare kërkoi qe askush te mos lëvizë ne ishull ndërsa operatoret turisitike që çojnë turiste ne karaburun dhe Sazan nuk duhet t’i afroheshin ishullit gjatë kohës sa zgjat operacioni.