Ashpërsimi i ligjit kundër alkoolit për të rinjtë, vendimi mirëpritet nga qytetarët

Vendimi për ashpërsimin e masave ndaj atyre që tregtojnë dhe lejojnë konsumimin e alkoolit për të miturit, ka gjetur mbështetje në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Të rinj, të moshuarit, prindërit dhe gjyshër, të pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare nëse e konsiderojnë të drejtë vendimin e qeverisë për të ndaluar konsumin e alkoolit te të rinjtë deri në moshën 18 vjeç dhe masat e rrepta ndaj shkelësve të ligjit, e mirëpresin këtë vendim. Pjesa më e madhe e të intervistuarve e konsiderojnë shumë të dobishëm dhe që do të sjellë përfitime për shoqërinë.

Një i ri gjimnazist i shkollës “Petro Nini Luarasi” e mirëpriti vendimin dhe tha se është një gjë pozitive. “Në të gjithë botën është ky ligj, edhe Shqipëria duhet t’i përshtatet botës”, theksoi ai.

Një tjetër i ri, tha se është një zgjidhje shumë e mirë pasi të rinjtë frekuentojnë lokalet dhe konsumojnë alkool, dhe ka pasur raste kur kanë ndodhur edhe sherre dhe aksidente për shkak të përdorimit të alkoolit.

Edhe një tjetër i ri theksoi po të njëjtën gjë, duke vënë në dukje dobinë e ligjit.

Një i moshuar në kryeqytet tha për ATSH-në se e mirëpret ligjin, dhe, sipas tij, duhet të zbatohet sa më parë, ndërsa një qytetare theksoi sesa e rëndësishëm është që të rinjtë të mos përdorin alkool. /atsh

Loading...