Një aksident i tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Agazanna të Italisë mbrëmjen e së shtunës. Mësohet se viktima është Klodian Murrizi 22 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë tip Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga.
Pas përmbysjes, fuoristrada shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në Gossolengo të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Pas mbërritjes së ekipit zjarrfikës në vendngjarje është bërë e mundur fikja e flakëve të zjarrit në mjet. Si pasojë e aksidentit është mbyllur autostrada për disa orë, por më pas situata është normalizuar.
(BalkanWeb)