Asnjë ekselent në provimin e gjuhë- letërsisë – Nga 36 mijë e 400 nxënës që iu nënshtruan testit vetëm një prej ka mundur të marrë 59 pikë nga 60 që ishte totali

Asnjë maturantë me pikët maksimale në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
Nga 36 mijë e 400 nxënës që iu nënshtruan testit vetëm një prej tyre, maturant në një gjimnaz profesional në kryeqytet, ka mundur të marrë 59 pikë nga 60 që ishte totali.

Rezana Vrapi, Drejtore e QSHA: Ka humbur vetëm një pikë. Rezulton që është një maturant shumë i mirë.

Provimin nuk mundën ta kalonin rreth 1900 maturantë.

Ata që pretendojnë rezultat ndryshe, nga ai që kanë marrë, Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thotë se mund të kërkojnë të shohin tezën.

Rezana Vrapi, Drejtore e QSHA: Ne nuk e cënojmë mënyrën si është gjykuar nga ana e vlerësuesve testi, por në rast se ka pasur hedhje pikësh gabim, patjetër që ne e rishikojmë testin.

Nota mesatare e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë në rang vendi është 6.5 ndërsa shkalla e vështirësisë së testit ishte thuajse e njejtë me atë të një viti më parë.

Ditën e premte maturantët pritet të njihen edhe me rezultatet e provimit të matematikës.

Loading...