Asnjë shenjë nga roja në magazinë/ Familjarët: U përpoq të shpëtonte të tjerët

Edhe pse kanë kaluar gati 18 orë nga zjarri në një magazinë në një qendër tregtare, akoma s’ka asnjë shenjë nga roja i sigurisë, Arjan Sala. Flakët janë shuar, ndërsa tani nga magazine dalin vetëm shtëllunga tymi.

Për shkak të zjarrit të rrezikshëm, zjarrfikëset e kanë patur thuajse të pamundur të ndërhyjnë. Nga ana tjetër, të shqetësuar, familjarët e 33-vjeçarit Arjan Sala kërkojnë të hapen vatrat për të mësuar fatin e tij.

“Jemi të mërzitur të tepër dhe pa shpresë! Kanë ardhur zjarrfikëse me vonesë. Janë masa qesharake, ne kërkojnë nga shteti që të merren masat. Të hapen vatrat, ky ka qenë punëtorë në krye të detyrës. Është përpjekur që të shpëtojë të tjerët. Ai nuk ka vrarë njerëz. Asnjë informacion nuk më kanë dhënë. Nuk kemi asnjë lloj shprese, me bombla dy kg, ato nuk janë zjarrfikëse emergjence. I bëj thirrje shtetit të marrë masa që të gjendet djali, gjallë a vdekur”, thanë ata për mediat.
Kanë qenë tre punonjës të sigurisë të cilët identifikuan zjarrin, teksa ishin ulur për të konsumuar një kafe. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë tentuar që ta shuajnë atë duke përdorur bombolat fikse së zjarrit, por nuk ja kanë dalë. Njëri nga punonjësit dhe pikërisht 33-vjeçari Arjan Sala ka mbetur i bllokuar si pasojë e flakëve dhe tymit.

Loading...