Astrit Avdylaj:”E kam mik Vangjush Dakon, kam folur me të se kam besuar tek programi i tij ndaj aty qaj hallin”

Pas publikimit te përgjimeve pjesë e dosjes vëllezërve Avdylaj, në gazetën gjermane Bild, kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako ka mohuar qe te kete biseduar me Astrit Avdylajn.

Dako ka mohuar kete fakt, edhe pse përgjimet evidentojne lidhjet që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana.

Episodet e bisedave te publikuara nga gazeta Bild, tregojn edhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

Por pavaresisht se Dako se fundi mohon te kete folur me Astrit Avdylaj, ka qene kreu i grupit te Shijakut qe ka bere nje deklarate krejt tjeter ne gjykate.

Me 13 nëntor 2018, në seancën e pare në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda per caktimin e mases se sigurise ndaj tij dhe personave të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”, Astrit Avdylaj deklaroi se : “E kam mik Vangjush Dakon, kam folur me të se kam besuar tek programi i tij ndaj aty qaj hallin”.

Loading...