Astrit Patozi: “Basha ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama”

Pas ankimimit që ka bërë sot në Kolegjin Zgjedhor, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, kundër regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ka ardhur reagimi i Astrit Patozit.

Kreu i bindjes, përmes një reagimi në rrjetin social, thotë se kjo është një vepër e Lulzim Bashës, i cili i druhet Bindjes, më shumë se Ramës.

“Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar Bindjen Demokratike, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.

Bindja Demokratike vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë”, shkruan ai, duke shtuar se “Basha ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama”.

Loading...