Ai u shpreh në televizionin Acb News se në postin e ri do të ndihet si Ronaldo në kohën kur shkoi te Juventuas pas një periudhe të gjatë në Madrid.
“Kjo është një gjë që nuk e kisha menduar më parë, por kam përshtypjen se është si ndjesia e Ronaldos kur ka shkuar te Juventus pasi qëndroi te Real Madridi për një kohë të gjatë. Janë gjëra që ndodhin në jetë”, tha Patozi.
Sot u dorëzua dokumentacioni për regjistrim në gjykatë i Bindjes Demokratike, shoqëruar me 4 mijë firma mbështetësish. Gjithashtu partia drejtoi dhe kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u bërë pjesë e garës elektorale të 30 Qershorit.
Aktualisht Bindja Demokratike përfaqësohet nga një bord 6 anëtarësh ndërmjet të cilëve Astrit Patozi është përzgjedhur si koordinator.