Astrologia bën parashikimin e 3 kandidatëve kryesor në zgjedhje: Basha ka lindur në eklips, kështu që…

Astrologia, Krisanthi Kallojeri bën parashikimin e yjeve për datën 25 prill dhe tregon cili nga kandidatët kryesorë është më i favorizuar.

Ajo thotë se hëna e plotë në fundjavë do të jetë e vështirë. “Kemi një hënë të plotë në aksin dem-akrep. Është një hënë e plotë e vështirë, skena planetare të shtunën dhe të dielën nuk është shumë e favorshme. Karakterizohet nga ngjarje të papritura, ka konflikte e kontradikta”.
Por, si e parashikon Krisanthi ditën e zgjedhjeve, për tre kandidatët kryesorë?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shenja e Dashit
Ka një favorizim gjatë kësaj periduhe, ka mbështetje nga njerë ztë fuqishëm, me njërëz me potencë, duhet të bashkëpunojë me të. Dhe gjatë kësaj peridhe dhe dy vitet që vijnë ka mundësi të bëjë shumë gjëra. Por, nuk është më e favorizuara e zgjedhjeve”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shenja e Binjakëve. Ka një favorizim sepse ka ndikimin e Jupiterit në lidhje harmonike. Ka një favorizim të veçantë. Basha është i lindur në eklips dhe eklipset që ndodhin tani e ndihmojnë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shenja e gaforres
Kryeministri i ka kaluar vështirësitë vjet. Ka dhe ai një favorizim, mund të them që të dy janë në një nivel favorizimi.

Megjithatë, astrologia thekson se favorizim më të veçantë ka kryedemokrati, sepse “përballon më mirë eklipset”. “Do të ndikohen jashtë mase eklipset, dhe ai që mund t’i përballojë më mirë eklipset është Basha. Vetë muaji prill ndihmon më shumë Bashën”.

Loading...