Astrologu: ‘Koronavirusi ka dalë nga një…’

Jofiel Koço astrologu i njohur shqiptar ka qenë pjesë e emisionit “ThumbON” për të bërë disa parashikime mjaft interesante mbi kornavirusin.

Ai shprehet se koronavirusi ka dalë nga një laboorator amerikan për t’u hakmarrë ndaj Kinës dhe Irani.

Fatma Haxhialiu: Po si ka dalë, ka ndonjë teori?

Jofiel Koço: Vjen nga një laboorator. Ekziston një kompani konglomerat e përhapur në të gjithë botë, për të cilën është zhvilluar edhe një film nëse e keni parë “Resident Evil” dhe quhet umbrela. Kjo organiozatë që merret me bio inxhinierinë dhe farmacetukën aty bëjnë shpikjet shkencore më të fundit. Shpikin viruse, shpikin vaksina, elementë se si mund të bëjnë ndryshimin e geneve të njeriut dhe çdo gjë që lidhet me farmaceutikën dhe bio inxhinierinë lidhet me umbrelën. Nëse shohim labooratorin në Whan, ku dyshohet se ka dalë virusi, aty është stema e umbrelës.

Sipas teorisë konsiprative, gjithçka në botë, nuk ka asnjë virus, asnjë mikrob që të lindi në rruzullin tokësor pa autoritetin e umbrelës. Ajo vepron në mënyrë të mbuluar, eksperimentet kanë rreth 10.000 punonjës shkencëtarë dhe skperimentuesit më brilantë në botë. Këtu lidhen edhe anët ekonomike. Çfarë ndodhi gjatë daljes së koronavirusit? Sa fituan farmacitë në mabrë botën, sa fitoi umbrela? E di sa është shifra vetëm në muajin e parë? 5 trilion dollarë. Pra e gjithë paraja që nuk u shpenzua në sektorët e tjerë u shpenzua për një kohë të shkurtër në farmaceutikë.

E dyta: Folëm një konflikt mes Amerikës dhe Iranit. Amerika vendosi të godasë Iranin, por u tërhoq në mënyrë misterioze, për shkak të kërcënimit të Kinës sepse Irani është furnizuesi më i madh i Kinës. Atëhere çfarë ndodhi kur amerikanët u kënaqën me një tërmet ku ndodheshe labooratori i prodhimit të bombës atomike në Iran, ata u kënaqën me një tërmet 6,4 që e shkaktuan vetë duke e shkatërruar këtë laboorator duke hequr kërcënimin imidjat që kishte Irani sepse ishte në fazën e fundit të prodhimit të bombës atomike, atëhere amerikanët vendosën të hakmerren në mënyrë tjetër duke përhapur një virus në Kinë.

Loading...