At.entat i sajuar,për qëllime personale – Arr.estohet një person në Vlorë

Një atentat i sajuar, për qëllime personale. Kështu ka rezultuar ngjarja e 12 majit në qytetin e Vlorës, ku automjeti ‘Golf’ u bë “shosh” nga plumbat, por asnjëri prej tyre nuk kapi drejtuesin e mjetit, Romarjo Aliraj.

Pas hetimeve të kryera, Policia ka dalë në përfundim se ky atentat ka qenë i sajuar nga Aliraj dhe bashkëpunëtor i tij i identifikuar me iniciale A.V. ,të cilët janë arrestuar mesditën e sotme nga uniformat blu.

“Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike”, njofton Policia.

Loading...