At.entati me dy të vr.arë në Kurbin, gazetari Hoxha: Autorët me uniformë të Forcave Speciale

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar atentatin e bërë dy ditë më parë në Laç, ku humbën jetën Bujar Lika dhe miku i tij, Paulin Gjergji.

Gazetari thekson se kjo ngjarje është vazhdim i ngjarjeve të mëparshme dhe theksoi se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të forcave speciale. Gazetari shprehet po ashtu se Lika ishte mik fëmijërie me Ervis Martinaj dhe kanë shumë ngjarje që janë ekspozuar me njëri tjetrin.

“Ngjarja që ka ndodhur në Kurbin është e rëndë. Jo thjeshtë për bilancin, me dy viktima dhe një të plagosur, por për më tepër është një ngjarje me përmasa të frikshme për pasojat që sjell. Janë ngjarje me vazhdim dhe ky është problemi. Nuk është se ndodhi sot dhe mbaroi, o është vazhdimi i një seriali. Kjo është vazhdim i një historie dhe nuk është fundi. Pas kësaj ngjarje duhet të jemi vigjilentë.

Një nga personazhet, është biznesmen i njohur, Paulin Marku, se është dhenë me mbiemrin Gjergji. Përveç kësaj ka qenë një biznesmen që është marrë me ndërtim. Ka ndërtuar edhe në bllok. Pastaj u fuqizua dhe u bë pjesë edhe e lojrave të fatit. Kisha kohë që nuk e kisha hasur dhe u çudita kur ky ishte bërë pjesë e një atentati.

Aktualisht hetimin e ka marrë në dorë prokurori. Hetimi ka shumë pista. Ka dy elementë që janë problematikë dhe ngjall edhe vëmendjen, por që krijoi edhe problematikën për vijimësinë e kësaj ngjarje.

Kemi një grup autorësh që veprojnë si komando. Nuk janë vrasës amatorë. Ne ende nuk kemi atë makinë e djegur që është djegur. Fakti që ky grup ka hyrë në ngjarje më këtë lloj organizmi, nuk është hera e parë që përdoret veshja e forcave speciale”, tha gazetari në Abc News.

Gjithashtu ai ka theksuar se është i rëndë fakti që në momentin e atentatit në makinën e tij Paulin Gjergji ka pasur në makinë dhe dy djemtë e tij të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

“Bujar Lika dhe Ervis Martinaj janë miq fëmijërie, ata janë rritur bashkë miqësinë e kanë vazhduar. Ngjarja ka ndodhur në territorin që e kontrollojnë. Nga info që doli më vonë, për fat të keq plagosja u shoqërua me humbjen e jetës së Paulin Markut. Ai ka pasur edhe dy djemtë, por autorët nuk i kanë goditur”, është shprehur Hoxha.

Loading...