Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të pëlqyer të ekranit shqiptar.
Ata kanë spikatur gjithmonë për thjeshtësinë dhe seriozitetin që i ka karakterizuar.
Edhe pse prej 12 vitesh bashkë dhe prindër të një vajze, çifti nuk kishin lidhur ende kurorë.
Mirëpo, një lajm i bukur vjen mëngjesin e sotëm nga dyshja e këngëtarëve.
Ata i kanë thënë ‘Po’ njëri-tjetrit në një ceremoni në ishujt Maldive, pikërisht në vendin ku Albani i propozoi Miriamit në vitin 2013.
Përmes një statusi në ‘Instagram’, çifti kanë publikuar edhe fotot e para si burrë dhe grua
Loading...