‘Ata nuk duhet të jenë në mësim’/ Studentët e pa vaksinuar do humbasin vitin? Ja përgjigja e Ramës

Kushti për vaksinimin e studentëve për të qenë të pranishëm në auditore ka ngjallur pakënaqësi.
Grupe studentësh kanë protestuar ditën e sotme kundër kësaj mase, duke kërkuar që edhe studentët e pavaksinuar të bëhen pjesë e mësimit.

Kryeministri Edi Rama tha se studentët e pavaksinuar nuk mund të marrin pjesë në auditore, teksa anashkalojë pyetjen nëse studentët që nuk vaksinohen mund të humbasin vitin shkollor.

“Jo unë mendoj që nuk duhet të kalojmë në ekstreme, ky është një proces. Ka shumë interferenca për fakt të keq nga persona që nuk kanë asnjë kompetencë për këtë temë e iu jepet mundësia për të folur dhe përhapin lloj-lloj konspiracionesh. Them për ata që flasin për frikën nga vaksinat, efektet e veksinës, janë individ që nuk janë shkencëtarë. Përgjithësisht këta ndiqen më shumë se sa nga ata njërës që japin garanci. Si fillim duhet menduar në mënyrë pozitive, nuk duhet nisur se çfarë do të ndodh nëse nuk vaksinohen. Studentët kanë nevoj për pak inkurajim dhe pak mbështetje. Normalisht që ata nuk duhet të marrin pjesë në mësim”,-tha Rama në EuroNews

Loading...