Ate.ntati në Vlorë, i pla.gosuri me pl.umb në kokë niset në Spitalin e Traumës

Plagosja në Vlorë, Nikollaq Çepaj (Taullaraj) i cili mbeti i plagosur nga atentati në Vlorë është sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se 36-vjeçari ka marrë 5 plumba, një prej të cilëve në kokë.

Gjendja e Nikollaq Çepaj (Taullaraj) është e rënduar për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë i plagosur mbeti edhe kunati i tij, shtetasi Roland Çepaj.

Nuk dihen ende autorët e plagosjes, ndërsa policia ka gjetur në rrugën Vlorë-Fier një makinë Benz të djegur brenda të cilës edhe një armë kallashnikov.

Loading...