Atentat kryeplakut pranë banesës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur reth ores 22:00 të së premtes në fshatin Gribe të Gramshit.

Kryeplaku i fshatit Tajar Veliu 54 vjeç ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me shumë se tre herë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet të jetë qëlluar me armë automatik.

Kryeplaku i fshatit Gribe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e për pasojë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Gramshit ku i është dhënë ndihma e parë për t’u dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që motivet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende, citon BW.

Loading...