Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Patos të Fierit.
I plagosur ka mbetur 52-vjeçari Edmond Fejzullahu nga Patosi.
52-vjeçariit i është bërë atentat në makinën e tij duke e qëlluar me 6 plumba, por vetëm 2 plumba kanë arritur ta kapin në kraharor.
Ai ka shkuar me makinën e tij në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes si dhe autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)