Atentat në Vlorë, 48-vjeçarit i këpusin gjymtyrët me tritol në makinë

Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në hyrje të Vlorës.

Nga raportimet e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë një karburanti ku drejtuesi i saj, Agron Alushaj,është plagosur rëndë.

Mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703 si dhe ka humbur gjymtyrët.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se automjetit i është vendosur një lëndë plasëse dhe se besohet për një atentat ndaj 40-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë Informacion paraprak Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Lajmifundit.al

Loading...