Një atentat i dështuar, i shoqëruar me shkëmbim me ar.më zjarri, e prishi sërish qetësinë e Vlorës paraditen e djeshme, por fatmirësisht, kësaj radhe pa shënuar vik.tima.
Një klient që nuk kishte lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur, pasi ndodhej duke pirë kafe në lokalin ku ishte ulur edhe objektivi i atentatit, bashkë me një mikun e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, në shëtitoren e Lungomares. Burime nga Policia lokale thanë se objektivi i atentatorëve ishte 27-vjeçari Inez (Imer) Hajrulla, i cili arriti t’u shpëtojë pl.umbave.
Madje, përveç kësaj, e ndoqi me vrap makinën e autorëve, duke iu kundërpërgjigjur me ar.më zjarri. Sipas dëshmitarëve, shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për afro 100 metra. Autorët qëllonin nga makina në drejtim të Hajrullait e një mikut të tij të identifikuar me emrin Ervis dhe këta të fundit qëll.onin me ar.më drejt makinës që e ndiqnin në këmbë.
Më pas, automjeti tip “Land Rover”, në të cilin dyshohet se ndodheshin tre persona, “u zhduk” dhe u gjet i djegur në zonën e Babicës, bashkë me dy ar.më zjarri brenda. Por përveç autorëve të su.lmit me ar.më, edhe dy personat që iu kundërpërgjigjën me zjarr u larguan pa u arritur të gjenden nga Policia.
NGJARJA
Dje rreth orës 11:00, në shëtitoren e Lungomares, në Vlorë, një person i rastësishëm mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, nga të paktën 5 persona. Ngjarja u zhvillua në një përplasje të ar.matosur nga 3 persona që lëviznin me makinë e dy të tjerë, që më pas iu kundërpërgjigjën duke i ndjekur në këmbë.
Makina e atentatorëve, një fuoristradë tip “Land Rover”, nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura. Policia ka marrë në pyetje dhjetëra persona që u bënë dëshmitarë të terrorit me ar.më zjarri, të cilët sqaruan momentin e ngjarjes. Të gjithë, përfshirë edhe objektivin e atentatit, iu shpëtuan plumbave, përveç një qytetari të rastësishëm, pa lidhje me ngjarjen, i cili mbeti i plagosur në këmbë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dajko Cenodemaj, 58-vjeçar, punonjës në Bashkinë e Vlorës, ishte duke pirë kafe me miqtë në lokalin pranë shkëmbimit të zjarrit. Autorët janë larguar duke kanë marrë drejtimin mes rrugicave në blloqet e pallateve që ndodhen në zonë.
Pas ngjarjes, Policia ka gjetur të djegur një automjet në zonën e Babicës, në periferi të qytetit bregdetar, që dyshohet të jetë i grupit të autorëve të atentatit. Makina “Land Rover” me ngjyrë të zezë, brenda së cilës u gjetën dy armë automatike, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Si i shpëtoi aten.tatit me eksploziv Inez Hajrulla në 2017
Shënjestra e të shtënave me ar.më zjarri paraditen e sotme në Vlorë dyshohet të ketë qenë një personazh jo pak i njohur për Policinë lokale. Bëhet fjalë për shtetasin Inez Hajrulla, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga masa e arrestit shtëpiak, në detyrim paraqitje. Hajrulla i kishte shpëtuar edhe një tjetër atentati me eksploziv në mes të Vlorës në vitin 2017, kur makina e tij u hodh në erë dhe ai mbeti i plagosur rëndë, pasi mbeti i gjymtuar me një këmbë.
Megjithatë, pas kësaj ngjarjeje ai u arrestua, sepse Policia i gjeti një ar.më pa leje. Nga ana tjetër, ai ka qenë i dyshuar edhe për një grabitje me ar.më, po në Vlorë, por pas arrestimit u la i lirë për mungesë provash. Vitin e kaluar pati sërish probleme me Policinë, pasi u mor në pyetje në lidhje me zhdukjen e Elis Troqes. Ky është atentati i dytë që i bëhet atij në harkun kohor të dy viteve. Në nëntor të vitit 2017, mjeti me të cilin ai po udhëtonte u hodh në erë, e për pasojë Hajrulla mbeti i plagosur rëndë duke humbur njërën nga këmbët.
Por pas ekzaminimit të makinës së shpërthyer me 300 gr tritol, Policia arriti të gjejë edhe një pist.oletë të markës “Glock”, me 17 fishekë. Arma ishte futur në një çantë, e cila mbahej nga Hajrulla. Ndaj tij u ngrit akuza e armëmbajtjes pa leje. Hetimet për atentatin në atë kohë u përqendruan në mundësinë e përfshirjes së tij në aktivitete të paligjshme. Burimet thanë se shkak për atentatin mund të ishin bërë një mosmarrëveshje me një grup tjetër pas humbjes së një ngarkese me hash.ash në Itali.
Hetuesit po përpiqen të shkëmbejnë informacione me shërbimet policore të vendeve partnere, kryesisht në Itali. Në këtë vend po hetohet nëse Hajrulla apo të afërm të tij mund të kenë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale. Disa muaj më vonë, pas zhdukjes së Elis Troqes, Hajrulla do të shoqërohej sërish në Polici. Më 18 korrik 2018, Policia ka shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla. I pyetur në lidhje me rrethanat e zhdukjes së Troqes, ai ka shpjeguar për oficerët e Policisë se më datë 17 korrik 2018 kur ndodhi rrëmbimi, ka qenë duke bërë fizioterapi dhe nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin.