Atentati i frikshëm ndaj 41-vjeçarit në Elbasan, Ardi Veliu mbërrin në vendngjarje

Si pasojë e një atentati me armë zjarri, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në Elbasan, ka humbur jetën Everest Çaka, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe gruaja e tij, Silvana Çaka.

Pak minuta pas ekzekutimit mafioz të 41-vjeçarit në vendin e ngjarjes ka mbërritur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Sikurse vihet re edhe nga fotot në vendngjarje ka prani të shtuar të forcave të policisë.

Po ashtu ka mbërritur edhe grupi hetimor që po bën të mundur mbledhjen e të gjitha provave për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen më të tej të saj.

Loading...