Atentati ndaj biznesmenit në Lezhë, policia sekuestron kamerat e lokalit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në aksin Lezhë- Milot, në afërsi të restorant “Bezhi”, ku raportohet të jetë plagosur shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç.

Sipas burimeve spitalore, Deda ka marrë plagë të rënda ne gjoks dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në kompleksin “Vëllezërit Bezhi”. Administratori i biznesit shprehet për Fax News se ka dy komplekse me të njëjtin emër dhe ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij.
“Është përdorur emri për referencë, nuk ka lidhje ngjarja në aksin Lezhë-Milot të ketë ndodhur në biznesin tim.

Policia sekuestroi dhe vëzhgoi kamerat, nuk ka asnjë detaj që të ndihmojë kjo hetimet pasi nuk ka ndodhur aty”, tha administratori.

Kujtojmë se pak minuta pas plagosjes në Lezhë është gjetur një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Pllanë, pranë urës së Matit .

Dinamika e ngjarjes çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një atentat, ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda, i cili njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’.

Shërbimet e Policisë Lezhë, të mbështetura dhe nga forcat e FNSh-së po krehin zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Loading...