Atentati në Fier, ndërron jetë në spital biznesmeni

E qëlluan me breshëri armësh në automjet, ndërron jetë biznesmeni në Fier.

Viktima dyshohet të jetë Demir Backa pronar i nje lokali ne qender te Fierit dhe nje hoteli ne Sarande.

Ndërkohë gjendet edhe mjeti i djegur tip benz me të cilët autorët u larguan.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”. Nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Demir Backa 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Loading...