Atentati në ish-bllok, zbulohet konflikti i bashkëshortit të Suadës me të fejuarin e Elvanës

Dy muaj pas masakrës në ish-bllok, ku humbi jetën një persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, ngjarje ku u përfshi edhe këngëtarja Elvana Gjata, hetimet po vijojnë për zbardhjen e së vërtetës.

Grupi hetimor ka arritur të mbledhë disa të dhëna të cilat po e orientojnë policinë drejtë faktit se konflikti ka ndodhur për çështje kokaine mes Ervin Matës, të fejuarit të Elvana Gjatës dhe biznesmenit Eldi Dizdarin, i cili është bashkëshorti i ish-miss-it Suada Sherifi.
Ai ishte identifikuar nga grupi hetimor prej disa javësh, por vetëm dy ditë më parë Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij e për rrjedhojë Policia e ka shpallur në kërkim, pasi nuk e ka gjetur në banesë.

Burimet për gazetën “Panorama” thanë se Dizdari ka lidhje farefisnore edhe me Arbër Çekajn, pronarin e kontenierit me banane, ku u zbulua disa muaj më parë sasia prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Të dhënat flasin për një krisje marrëdhëniesh mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit, dikur miq të ngushtë dhe sot të përfshirë në një konflikt për çështje kokaine.

Loading...