Atentati në Peqin, zbardhet lidhja e viktimës me Endrit Alibeajn, u vra në Bradashesh

Mbremjen e sotme nje atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Përparim të Elbasanit ndersa policia ka njoftuar se krimi ka lidhje me masakren e Bradasheshit.

Persona të paidentifikuar me makinë kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy shokëve, që ndodheshin në një lokal. Ata kanë qëlluar në kokë Andi Zylyfi, 23 vjeç dhe kanë plagosur rëndë shokun e tij Ardit Uruçi.

Andi Zylyfi sipas policise, është kushëriri i parë, djali i hallës së Endrit Alibej ose Dylgjeri që u vra së bashku me xhaxhain e tij Arben Dylgjeri, si dhe shtetasin turk Erdal Duranay.

Krimi i trefishtë ndodhi në Bradashesh të Elbasanit, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet ku u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

E shkuara e Alibejt, lidhjet me bandat e drogës u dyshua si shkak i kësaj ngjarjeje një vit më parë.

Objektivi kryesor i atentatit sipas hetuesve asokohe ishte 34-vjeçari Alibej i dënuar më parë në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Viktimat jetonin jashtë vendit dhe ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Loading...