Atentati në Vlorë/ Gjendet një makinë e djegur në Fier, ja dyshimet e para

Një automjet tip “mazda”, totalisht i shkrumbuar është gjetur gjatë orëve të natës në zonën e Darëzezës në Fier.

Bëjmë me dije se dyshohet që makina është përdorur për atentatin e ndodhur në Vlorë pak ditë më parë. Veprimet janë duke u kryer nga policia e fierit dhe ajo e Vlorës në bashkëpunim me njëra tjetrën.

Vlorë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 19.12.2021, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku mbeti i dëmtuar nga shpërthimi i një lënde eksplozive, shtetasi E. S., ju bëjmë me dije se: Nga shërbimet policore, në bypassin e qytetit të Fierit, pranë mbikalimit të “Parkut të Apollonisë” është gjetur i djegur një automjet i markës “Mazda”, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Loading...