Atentati që u parandalua nga policia, ja kush ishte shënjestra

Atentati që u parandalua nga policia e Lezhës do të kryhej ndaj Ndoc dhe Preng Palucës.

3 vite më parë iu vendos tritol në banesë ndërsa policia nuk arriti ta zbardhte dot ngjarjen. Ndërkohë për herë të dytë iu bë atentat me armë në zonën e Kamzës në Tiranë. Preng Paluca u sulmua me armë zjarri pranë banesës së tij, ku mbeti i plagosur së bashku me bashkëshorten e rij Antonetën

Konflikti mes tyre nisi si pasojë e konflikteve të drogës të dyshuara që kanë nisur në Belgjikë me vëllezërit Paluca. Dy personat që do të kryenin vrasjen, Edmir Vlashi, 31 vjeç dhe Hektor Ndoka 31 vjeç janë shpallur në kërkim dhe rezultojnë persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Frocat blu bënë me dije se parandaluan vrasjen duke u bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se po organizonin të kryenin krimin duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri. Ata operacionin policor të koduar “Mataro”, një emërtesë kjo spanjolle që do të thotë “Vrasësit”në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë Mark Lamkja 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Nikoll Marku, 62 vjeç dhe Marie Marku, 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë./anoa.al

Loading...