Marrëveshje historike mes kishës së fuqishme ortodokse greke dhe shtetit, ku ky i fundit do të vazhdojnë të garantojnë pagën e rreth 9 000 klerikëve, në këmbim të moskundërshtimit nga ana e kishës të reformës që ka për qëllim të shfuqizojë ortodoksinë si fe shtetërore duke e bërë Greqinë “neutrale” pikëpamja fetare, theksuan në një mesazh televiziv të përbashkët kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe nga kryepeshkopi Ieronymos.
Kryeministri foli për një vendim “historik” që hap rrugën për reforma kushtetuese duke specifikuar se priftërinjtë ortodoksë nuk do të konsiderohen më shërbëtorë publikë, siç ka ndodhur deri tani, por që paga e tyre do të vijë nga një fondi mbështetës për kishat publike.
Ky fond është rreth 189 milionë euro në vit.
Shteti dhe Kisha gjithashtu do të bashkëpunojnë për menaxhimin e pronave të Kishës duke ndarë të ardhurat.
“Kjo marrëveshje tregon qëllimin tonë për të bërë një hap përpara, në shenjë respekti të ndërsjellë’’, tha kryepeshkopi.ATSH