‘Atmosferë e mrekullueshme, nuk ka incidente’, gazetari: Fitorja na dërgon në Europian, ka pak tifozë çek

Shqipëria përballet me Çekinë në orën 20.45, një takim mjaft i rëndësishëm kualifikues i Euro 2024. Kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të “Air Albania”, për t’u afruar akoma më shumë me objektivin. Në një lidhje me Neës 24, gazetari Eduard Ilnica tregoi atmosferën e kryeqytetit.

“Atmsofera- Unë jam te zemra e tifozërisë, pra te ultrasit. Kjo është mbledhja e tyre para se të nisen në stadium. Atmosfera është e mrekullueshme. Janë tifozë të edukuar.

Kombëtarja- Shqipëria ka qenë gati që në ndeshjen e parë. Ne kemi qënë gati përherë, edhe kur jemi mundur. Tifozët problematikë nuk kanë vend te ne. Fitorja na çon në Europian. Të shpresojmë te kualifikimi dhe të kalojmë edhe grupin, pse jo.

Tifozët- Nuk ka patur asnjë incident. Kjo është për t’u vlerësuar. Kam parë pak tifozë çek” – Tha ai.

Loading...