Atmosferë festive në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla”Sarandë(foto)

Atmosfera e festave të fundvitit përveç qyteteve në të gjithë vendin, që kanë organizuar aktivitete të ndryshme, është ndjerë edhe në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla” në qytetin e Sarandës.

Nën ritmin e këngëve dhe valleve të vegjlit e kësaj shtëpie kanë uruar të gjithë shqiptarët gëzuar Vitin e Ri 2019.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe deputet i kësaj zone, Alket Hyseni, i cili theksoi se duhet bërë gjithçka që këta fëmijë të mos ndjejnë mungesën e prindërve të tyre, duke shpërndarë dhurata për fëmijët.
“Këngë, valle, vjersha dhe pjesë teatrale nga fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla” , Sarandë, duke uruar së bashku Gëzuar Vitin e Ri 2019!
Emocione dhe dashuri pakufi nga këta fëmijë të mrekullueshëm, që jeta ju ka falur shumë më pak nga sa meritojnë. Ndaj është detyra jonë t’i bëjmë qoftë edhe për pak çaste, të mos e ndjejnë mungesën e prindërve duke ndjerë përkujdesjen e shoqërisë dhe shtetit”, përfundoi deputeti Hyseni./atsh

Loading...