Një 55-vjeçar me iniciale E. F., i cili drejtonte një motor është përplasur nga “Audi” me drejtues shtetasin me iniciale K. Q., në fshatin Berdenesh të Sarandës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Loading...