Ajo është një ndër më të komentuarat dhe Aulona nuk ngurron që shpesh herë tu kthej përgjigje ndjekësve pavarësisht komenteve negative.
Së fundmi, Aulona ka publikuar një video ku shihet duke përqafuar vjehrrën e saj, ndërkohë që në përshkrim kishte shkruar: “Një vjehrre si e imja nuk meriton ta urosh u bëfsh 100 vjeçe, por duhet ta urosh “mos vdeksh kurrë, aq e mire sa je”.
Por marrëdhënien e saj me vjehrrën ndjekësit e kanë quajtur hipokrizi. Sipas tyre moderatorja nuk e do vjehrrën pasi nuk jeton në një shtëpi me të.
Këto komente kanë acaruar keq Aulonën e cila u ka mbyllur gojën të gjithëve me përgjigjen.
“Ky postim u frymëzua nga një postim me pare, ku nisi debati se te thuash qe e do vjehrrën ne publik është hipokrizi dhe e dyta, se dashuria kuptohet dhe tregohet nëse jeton me vjehrrën!
Çudira shqiptare te importuara nga vendet e lindjes se mesme, te rrënjosura akoma edhe me thelle nga telenovelat turke ku te jetosh 7 familje nen një çati është krejt normale dhe te shndërruar ne mënyre jetese krejt normale per shume familje shqiptare qe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite te perqafojne idene se eshte gjeja me e mire te jetosh me vjehrrin dhe vjehrrën!
Jo, nuk eshte! E dini pse? Sepse nuk eshte gje e mire te jetosh as me prinderit e tu pasi ke kaluar te 20-at dhe je gati per t’u perballur vet me jeten! E di qe per shqiptaret ky eshte nje koncept totalisht i papranueshem, por nder te tjera, shqiptaret prandaj vazhdojne te jene nje popull i prapambetur sepse e kane kaq te veshtire t’i largohen koncepteve te tilla prapanike.
Po, e di, jam shume e ndergjegjshme qe per shume veta eshte pamundesia ekonomike qe i detyron qe qendrojne ne nje shtepi. Dhe ky pranohet si fakt, por pertej kesaj cifti i ri duhet te jetoje ne shtepi me vete dhe pike! Dhe po, kur jeton ne shtepi me vete dhe vjehrra respekton hapsirat e tua dhe ti te vjehrres, padyshim qe dashuria dhe respekti eshte me i madh! Kam fatin e madh qe kam nje vjehrre zonje, aq te qyteteruar dhe te kulturuar saqe te di qe djali i saj ka krijuar familjen e tij dhe duhet te rrije ne shtepi me familjen e tij te re.
Te di vendin e saj si nene, si gjyshe, si vjehrre pa kaluar asnje kufij dhe duke bere gjithcka qe marredhenia jone te jete perfekte! Dhe po, qe une ta dua shume!
Prandaj nese dikush ju thote qe per te kuptuar dashurine per vjehrren duhet te jetosh me te, thjesht qeshi ne fytyre dhe thuaj qe per fat te mire vjehrra juaj shikon serialet ne Netflix dhe jo telenovelat turke. Mbase nuk do ta kuptoje, por c’rendesi ka kjo! Rendesi ka qe ti dhe vjehrra jote te jetoni ne harmoni dhe dashuri, per te miren e familjes se gjithesecilit!”, ka shkruar ajo.