Aulona Musta shpërthen keq ndaj Amosit: ‘Kjo që ka ndodhur aty brenda është më e rëndë dhe se shpulla e Kejvinës’

Në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania këtë të mërkurë u diskutua bu llizimi në televizion dhe në ‘reality show’ që transmetohen në vend.

E ftuar në emision, gazetarja Aulona Musta tha se bullizmi dhe gjuha ofenduese në televizion ndikon drejtpërdrejtë në shoqëri.

Ajo nënvizoi se komenti i aktorit Amos Zaharia në një reality show se do ta merrte këngëtarin Luiz Ejlli dhe do ta lidhte në mal e t’i bënte video është një deklaratë shumë e rëndë.

“Në përgjithësi nuk i është dhënë rëndësia e duhur të gjithë dhunës verbale që është bërë në përgjithësi.

Gjëja që unë do të dënoja më shumë në atë reality show ishte komenti i tmerrshëm i Amosit që do ta merrja Luizin ta çoja në Dajt dhe do ta lidhja.

Kjo është më e rëndë dhe se shpulla e Kejvinës që u kuptua sesi u dha. Të japësh mesazhe të tilla në një shoqëri që vuan çdo ditë nga kërcënimet nga vajzat që shantazhohen me video nga histori që kanë patur, ky është një problem i përditshëm në shoqërinë tonë.

Të gjitha këto ndikojnë te shoqëria”, tha Musta.

Loading...