Për lajmin e rremë që u përhap mbrëmjen e djeshme se një tërmet i fortë do të prekte vendin, me mijëra qytetarë nga Tirana dhe Durrësi dolën jashtë shtëpive kanë reaguar shumë personazhe të njohur.
Një ndër ta ka qenë edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila përmes një statusi në Instastory tregon si ka e pritur këtë moment.
Ajo ndodhej në koncert duke kënduar dhe e ka mbërthyer paniku për vajzat e saj. ‘Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi’, përfundon Gaçe.
Statusi i plotë:
Mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit shumë nga ju ishit jashtë, prisnit qametin. Unë isha në punë, këndoja pikërisht në momentet kur paniku kishte kapluar shqiptarët, imagjinoni larg fëmijëve.
Edhe të ikësh nga skena, a mbërrin dot t’i shpëtosh? A arrin dot të çash trafikun e madh të krijuar nga ankthi të jesh pranë fëmijëve që rrinin me gjyshen?
E ndërkohë që pret të ndodhë më e keqja ti je me buzëqeshje në fytyrë, duke bërë atë që presin nga ty ata që të kanë punësuar për ato orë!
Jo vetëm unë, por një grup njerëzish që gjithashtu kanë familjet e tyre e ishin në të njëjtën situatë, e prisnim me ankth e vazhdonim buzëqeshnim…
E keqja fatmirësisht nuk ndodhi e kurrë mos paçim të keqe. Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi.