Por pak më parë, këngëtarja ka bërë një deklaratë thumbuese në Instastory, që u drejtohet të gjithë personave që mburren në publik me markat e tyre të veshjeve të shtrenjta.
“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit edhe e gjej nga një justifikim për veprimet e tyre.
Por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se nuk dinë ta gëzojnë plotësisht paranë që me ‘mund’ kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq varfëri, shpirtërore sigurisht. Nejse.
Do thoni ju, po mirë, ka mundësinë edhe pse jo? Po po dakord, vetëm se fakti që e flasin ose e tregojnë më bën të qesh”, shkruan Aurela.
“Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor, ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte.
(Kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk e mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë.
Ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim me këta tanët që pasion kanë lekun. Ta gëzojnë, vetëm të mos harrojnë fasulet… T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do ju grisen brekët nga pordhët.”- ka përfunduar këngëtarja.