Aurela Gaçe/ Unë jam trime, e çaj dallgën me kokë

Këngëtarja Aurela Gaçe ka postuar një moment epik nga pushimet e saj verore.

Në një video humoristike, teksa shihet me bikini buzë detit, një dallgë e madhe i vjen në befasi, duke e përplasur pas gurëve.

“Pushimet dimërore”. Ore,nuk bëhet shaka me miellin e Gjermanit. Më hodhi tutje një herë? ??? Ama, tek e dyta i thashë -Ik se ta çava ballin

Unë jam trime, e çaj dallgën me kokë…. Edhe sigurisht, mbas hedhjes , m’u morën edhe ato pak mend që kisha. Imagjinoni çfarë do bëhet të Shtunën në skenë tani , s’mbaj asnjë përgjegjësi,”- shkruan Aurela Gaçe bashkëngjitur videos së postuar.

Loading...