Australi/ Pas zjarreve masive në qiell krijohen re të çuditshme

Një zjarr i madh nga viti 2016, i quajtur ‘Bisha’, shkatërroi Fort McMurray në Alberta, SHBA dhe detyroi 88,000 njerëz të evakuohen, duke djegur 2,400 shtëpi në rrugën e saj.

Shkencëtarët atëherë vunë re se ‘Bisha’ kishte shkaktuar një fenomen të çuditshëm – krijimin e “reve të zjarrta” të afta për të krijuar motin e tyre.

Ky fenomen i rrallë i motit ka ndodhur kohët e fundit në Australinë juglindore, ku zjarret kanë djegur afro 110,000 kilometra katrorë tokë dhe ku 100 zjarre të tjerë janë aktualisht aktivë, raporton NBC News.

Shkencëtarët shpjegojnë se retë e zjarrit kanë qenë rreth e rrotull pasi ndryshimi i klimës bën që sezonet e zjarrit të zgjasin më shumë.

Reja e zjarrit mund të prodhojë vetëtima, bubullima dhe forca të erës si ato në një tornadoje për të nxjerrë nxehtësinë nga vetja – duke kontribuar në një përhapje edhe më të shpejtë të zjarrit, transmeton KosovaPress.

Mike Fromm, një meteorolog në Uashington, ka studiuar këto re për dy dekadat e fundit dhe nuk është sekret që në fillim të hulumtimit të tij ai ishte në mosbesim ndaj asaj që kishte para tij.

“E gjithë pamja e këtyre reve ishte plotësisht e panjohur për komunitetin shkencor. Në 10 vjetët e ardhshme, ne do të duhet të përballemi jo vetëm me ekzistencën e këtyre reve, por edhe me një fenomen të shpeshtë të motit”, pohon Fromm./top channel

Loading...