Dita e dasmës për Kate Fotheringham do jetë padyshim e paharrueshme dhe jo për eventin, por sepse përmbytjet e shkatërruan planet. Ngjarja ka ndodhur në New South Ëales, ku nusja u detyruar të largohej me aeroplan pasi ishte bllokuar nga ngritja e ujërave që kishin shkaktuar tashmë përmbytje afër qytetit Taree, më 19 mars.
Kate Fotheringham po kalonte natën para martesës së saj larg nga dhëndri, Ëayne Bell, kur filloi të binte shi i dendur. Përmbytjet lanë pronën e prindërve të saj, ku ajo po qëndronte atë natë, të rrethuar nga uji, kështu që asaj iu deshtë të thërriste për ndihmë në rrjetet sociale. Ajo i ka thënë BBC-së se thirrjes së saj i ishte përgjigjur një kompani lokale e helikopterëve, shkruan BBC.
“Pamë se këto nuk ishin vërshime mesatare, kjo ishte përmbytje në një nga 100 vjet”, tha ajo.