Meta dekoron mjekun e njohur, Drini Dobi me Dekoratën ‘Nënë Tereza’: Shembull frymëzues i humanizmit!
Presidenti Ilir Meta dekoroi mjekun e njohur neurolog Drini Dobi me Dekoratën “Nënë Tereza”. Mjeku humbi jetën pas betejës me koronavirusin. “Me mirënjohje për neurologun e shkëlqyer, pedagogun e Universiteti të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së palodhur si dhe humanistin e përkushtuar dhe vetëmohues në shërbim të pacientëve. Në vlerësim të mjekut të rrallë, i





