Arbana Osmani i pergjigjet Iris Luarasit: “E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që ‘mikesha jonë’ zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha”
Pas deklaratës së Iris Luarasit, pedagoge e Gazetarisë në Universitetit të Tiranës se kishte ngelur në provim disa emra të njohur në media, mes tyre edhe moderatoren Arbana Osmanin, vjen një reagim nga kjo e fundit. Përmes një postimi në ‘Instagram’ Osmani teksa i përgjigjet pedagoges, shton se e ka dashur këtë lëndë më shumë





