Kryeministri Rama: “I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin”
Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë sot një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojë për “neglizhencë” ndaj zonave periferike dhe konkretisht për fshatrat. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama thotë se i mirëkupton ankesat e qytetarëve, por thekson se nuk mund të pranojë faktin se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.





