Grida Duma: “Qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë – Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri”
Për të fshehur korrupsionin, Edi Rama ka klasifikuar si sekret shtetëror qindra tendera me vlerë miliona euro’. Kështu deklaroi në një konferencë për mediat, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma. Sipas saj, ‘Edi Rama dhe agjencitë e tij refuzojnë t’u japin përgjigje gazetarëve për tenderat e shpallur sekret shtetëror dhe që cenojnë hapur konkurrencën’. […]





